Gruevski-Vuçiq, seancë e përbashkët e dy qeverive në Shkup

16.02.2015 12:36

Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe ajo e Serbisë, në Shkup do të mbajnë seancë të përbashkët, në të cilën do të kryesojnë kryeministrat e dy vendeve, Nikolla Gruevski dhe Aleksandar Vuçiq...

Në seancën e përbashkët duhet të shqyrtohen shumë çështje nga interesi bilateral, ndërsa është paraparë nënshkrim edhe i disa marrëveshjeve ndërqeveritare. Pritet që të bëhet fjalë edhe për integrimin evropian të dy vendeve, për bashkëpunimin rajonal për përparimin e marrëdhënieve ekonomike, për rritjen e këmbimit tregtar, si dhe për projektet e përbashkëta infrastrukturore.

Përveç seancës së përbashkët plenare, është paraparë që kryeministrat, Gruevski dhe Vuçiq, të kenë edhe tet-a-tet takim, si dhe deklaratë të përbashkët për mediat. Kjo është seanca e dytë e përbashkët e mbajtur nga 3 qershori i vitit 2013 në Beograd.

Përveç me Serbinë, Qeveria e Maqedonisë deri më tani ka mbajtur seancë të përbashkët edhe me Qeverinë e Bullgarisë, më 28 korrik të vitit 2013 në Qystendill, ndërsa iniciativa për mbajtjen e seancave ndërqeveritare  ka edhe me Shqipërinë dhe me Kosovën.