Botë

Hungari, Papa Françesku në vizitë treditore

28.04.2023 19:06

Papa Françesku ndodhet për një vizitë në Hungari, ku në fjalën e tij drejtuar qeverisë së Viktor Orban...

Papa Françesku ndodhet për një vizitë në Hungari, ku në fjalën e tij drejtuar qeverisë së Viktor Orban, paralajmëroi për rreziqet e rritjes së nacionalizmit në Evropë. 
 
Në fjalën e tij ai, tha se mikpritja e emigrantëve së bashku me pjesën tjetër të kontinentit evropian do të ishte një shenjë e krishterimit, ndërsa iu drejtua udhëheqjes hungareze në pallatin presidencial në Budapest.
 
Në ditën e parë të vizitës së tij treditore në Hungari, Papa bëri thirrje për refuzimin e formave vetëreferenciale të popullzimit dhe interesave të rrepta nacionaliste dhe bëri thirrje për kthimin e “frymës evropiane” parashikuar nga themeluesit e Evropës moderne të pasluftës, duke thënë se vendet “duhet të shohin përtej kufijve të tyre kombëtarë.”. 
 
Fryma e kushtetutës hungareze, e cila kërkon respekt për pakicat, “është me të vërtetë ungjillore, duke kundërshtuar një prirje të caktuar, e cila ndonjëherë përdor traditat dhe madje edhe besimin si një justifikim, të introversionit.”, tha Papa.
 
Gjatë qëndrimit në Hungari Papa do të takohet me autoritetet shtetërore, diplomatët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile.