Botë

Tunizi: Rojet bregdetare gjejnë trupat e 41 emigrantëve

28.04.2023 20:56

Rojet bregdetare kanë gjetur trupat e 41 emigrantëve që u mbytën pranë Tunizisë...

Rojet bregdetare kanë gjetur trupat e 41 emigrantëve që u mbytën pranë Tunizisë, tha sot një zyrtar i lartë i Gardës Kombëtare për Reuters.
 
Ndërkohë gjatë 10 ditëve të fundit, janë gjetur 210 trupa emigrantësh, sipas zyrtarëve.
 
Morgjet e Tunizisë janë tejmbushur ndërsa autoritetet po përpiqen të frenojnë rritjen e fluksit të emigrantëve.