Kryqi i Kuq i Italisë dhuron donacion për qendrën në Strugë për të strehuar emigrantët
Kryqi kuq i Italisë, dega në qytetin e Breshias...

Kryqi kuq i Italisë, dega në qytetin e Breshias me nënshkrimin e një mrrëveshje të re bashkëpunimi ka dhuruar një donacion prej 14 mijë euro për renovimin e dhomave të qendrës Solferino në Strugë ku do të mund të strehoen familje të prekura sociale dhe emigrantë.
Paratë e këtij donacioni kanë ardhur nga një familje italiane, kryesisht nga një grua e quajtur Viktoria, e cila ka qenë vullnetare në kryqin e kuq të Italisë dhe gjatë gjithë jetës ka kontribuar në çështje sociale dhe të emigrantëve në Europë.
“Një familje nga Bresha, vullnetarë të kryqit të kuq në Itali, donuan 14 mijë euro të bëjmë renovime në objektin tonë, është nga një zonjë, Viktoria që ka dashtë një pjesë të pasurisë pikërisht për renovimin e dhomave ku grupet e prekura sociale, familje sociale, emigrantë do mund ti shfrytëzojnë shërbimet e qendrës tonë, të vijnë këtu, të ndihen mirë, të jetojnë në natyrën tonë të bukur. Kryqi i kuq edhe më tej do të ndjekë të gjithë nevojat e popullatës dhe të reagojë sipas nevojave.” – tha Suzana Tuneva Paunoski nga Kryqi i Kuq – Shkup.
Nga përfaqësues të kryqit të Kuq në Breshia të Italisë thonë se ata ka një lidhje historike me Ballkanin dhe ky projekt është një shembull tjetër i angazhimit të tyre për të mbështetur rajonin.
“Si kryq i kuq i Italisë, ne kemi qenë present në ballkan për shumë vite, jemi në frontin e parë për të mbështetur komunitetet në rajon, dhe të mbështesim vëllezërit dhe motrat në ballkan. Si kryq i kuq i Italisë, ne ndihemi shumë afër ballkanit dhe njerëzve të ballkanit, sepse ka shumë njerëz që jetojnë në Itali nga Maqedonia e Veriut, kështu që ne jemi shumë lumtur që kemi bashkëpunim me këto vulnetarë fantastik, shmë të përkushtuar dhe është objektivi ynë që të inaugurojmë këtë qendër, që është e suportuar nga një degë e kryqit të kuq, në Bresha dhe kjo është në kuadër të bashkëpunimit tonë bilateral dhe unë jam i lumtur dhe shpresoj që të vazhdojmë këto bashkëpunime.” – deklaroi Flavio Ciriaci nga Kryqi i Kuq Itali, Dega në qytetin Breshia.
Qendra Solferino me ndihmën e donacioneve nga organizata të ndryshme, përfshirë edhe kryqin e kuq të Italisë, ka strehuar shumë emigrantë nga vende të ndryshme, e së fundmi emgrantë nga Afganistani të cilët po prisnin që të shkonin në Shtetet e Bashkuara. Ata thonë se këto projekte tregojnë fuqinë e bashkimit për të ndihmuar ata në nevojë. (Ilmije Zhaku, TVM2)
