Konferencë kombëtare për veprimin me fëmijët që janë viktima të dhunës
Përmes procedurave për veprim me fëmijët të cilët janë viktima të dhunës, vihet qasje e re ndaj këtyre fëmijëve...

Puna në të gjitha resoret, sipas përfaqësuesit të UNICEF-it, Bertnard Demullen, ka për qëllim që të sigurojë adoptimin e fëmijës, viktimë ose dëshmitarë, me qëllim që të minimizohen traumat tek fëmijët, por edhe familjet e tyre gjatë vijimit të procedurave ligjore.
Sipas tij, nga të dhënat e vitit 2011, 70 % e fëmijëve në moshën nga 2 deri më 14 vjeç i janë nënshtruar ndonjë forme të dhunës fizike ose psikologjike nga prindërit e tyre, ndërsa 5 % prej tyre i janë nënshtruar dhunës së rëndë fizike.
“Edhe pse Maqedonia ka miratuar një numër të caktuar të politikave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, edhe më tej mungon qasja e integruar dhe e koordinuar që të parandalohet kjo dukuri, por edhe t’i jepet përgjigje e duhur dhunës ndaj fëmijëve. Por, do të fillojë mbledhja e të dhëna sistematike për ndjekjen e gjendjes reale”- deklaroi Bertnard Demullen nga UNICEF-i.
Sipas prokurorit publik, Marko Zvrlevski, fëmijët janë kategoria më e ndjeshme në procedurë penale pa marrë parasysh rolin në të cilin paraqiten.
“Organet të cilat në stade të ndryshme gjatë procedurës vijnë në kontakt me fëmijët, është e patjetërsueshme të kenë kujdes dhe vëmendje të veçantë ndaj mënyrës së sjelljes me ta, me qëllim që gjatë procedurës së mëtejshme të mos vijë deri te pasojat negative në jetën e tyre”- tha prokurori publik, Marko Zvrlevski.
Në këtë konferencë, pjesëmarrës ishin kryetarë të gjykatave, prokurorë publik, gjykatës të lëndëve penale, përfaqësues të policisë të cilët paraqitën këndvështrimet e tyre në mbrojtjen e fëmijëve që janë viktima të dhunës. (Gyltene Sinani, TVM2)
