Kumanovë, subvencionime për kyçje me gaz

29.04.2023 15:58

Ministria e Ekonomisë ka publikuar shpalljen për subvencione ....

Ministria e Ekonomisë ka publikuar shpalljen për subvencione për kyçje në sistemin me gaz. Kjo shpallje është hapur për qytetarët e Kumanovës dhe Strumicës.

Për të gjithë të interesuarit që do të aplikojnë në shpalljen publike që do të zgjasë deri në muajin tetor, parashihen të ndahen nga 25.000 denarë, respektivish 70 përqind nga shuma e paraparë për përgatitjen e dokumentacionit proektues për kyçje në sistemin e gazit.

“Bëhet fjalë për subvencionim prej 10 milionë denarë , apo nëse e përpjestojmë për  25.000, do të thotë se bëhet fjalë për 400 kyçje, të cilat duhet ti ndajmë në “Kumanovogas” dhe “ Strumicagas”, sepse në Maqedoni vetëm  këto dy qytete kanë Ndërmarrje publike për distribuimin e gazit natyror” – u shpreh Marko Mitrovski, UD, drejtor i NP “ Kumanovogas”.

Edhe Komuna e Kumanovës tash e disa vite ndanë subvencione nga 15.000 denarë për amvisëritë që dëshirojnë të kyçen nësistemin e gazit. Qëllimi i këtij subvencionimi është nxitja e përdorimit të gazit natyror si energens për ngrohje.

“Gazi po shënon rënie disa muajve të fundit. Ky sezon i ngrohjes përfundoi.Por të shpresojmë se nga sezoni i ardhshëm që starton nga 15 tetori, të stabilizohet çmimi i gazit dhe të kthehet në nivelin e para një apo dy vitesh në rreth 30 denarë “ tha Mitrovski.

Ndryshe në qytetin e Kumanovës tash më ndër vite në sistemin e gazit janë kyçur gati se të gjitha institucionet publike , çerdhet dhe shkollat. Gjithashtu janë kyçur 97 persona jurudik dhe 33 fizik si dhe disa komplekse banesore. (Fatlum Aqifi, TVM2)