Tregëti, çmimet e lartë ndikojnë në kërkesën

29.04.2023 16:19

Qeveria ka shtyer afatin për ngrirjen e çmimeve të pemëve dhe perimeve....

Qeveria ka shtyer afatin për ngrirjen e çmimeve të pemëve dhe perimeve në treg si dhe për blerjen dhe shitjen e detyrueshme të sasive të tyre, deri më datën tridhjetë e një maj.

Në tregjet e gjelbërta përpara sezonit festiv është vërejtur ulje e lehtë e çmimit të disa produkteve, por ka shitës te të cilët çmimet vazhdojnë të jenë të larta, thonë qytetarët. Sipas tyre disa tregëtarë përfitojnë në mënyrë joreale.

“Për ata është mirë që klientët blejnë. Ata që prodhojnë, për ta janë të lira”.

Çfarë zbritje? Vetëm trangujt janë pak më lirë, të tjerat janë njëlloj, nuk di ku e shihni këtë zbritje? Nuk di kush është fajtorë për këtë, tregëtarët apo dikush tjetër”.

“Nuk i di të gjitha çmimet, por zbritje nuk shoh”- thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Trajkovski: Tregëtarët që fryejnë çmimet do të dënohen

Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, njoftojnë që janë duke e ndjekur situatën me çmimet dhe respektojnë vendimin e Qeverisë. Inspektorët janë në terren, tha drejtori i këtij dikasteri.

“Inspektorati shtetëror vazhdon të mbikqyrë sipas vendimeve të Qeverisë dhe aty ku deshmohen shkelje të këtyre vendimeve, kemi ligje  me te cilat ne veprojmë dhe do të pasojnë sanksionet. Nëse tregëtarët nuk i respektojnë vendimet, jo vetëm që do të dënohen por do tju merren edhe të mirat matriale që i kanë nxjerr në treg. Ju informoj se kontrollet do të vazhdojnë dhe secili duhet ti respektojë ligjet” – tha Drejto i i Inspektoratit Shtetërorë të Tregut, Goran Trajkovski.

Që nga fillimi i vendimit të Qeverisë, Inspektorati ka kryer 4500 kontrolle dhe janë lëshuar gjoba prej trembëdhjetë milionë denarë. Kontrolle të shtuara do të këtë edhe në periudhën e ardhëshme deri në mormalizimin e çmimeve  të produkteve të sipërmendura dhe sasit e prokuruara.

Sipas autoriteteve nuk guxon të krijohet mungesë artificial e produkteve, e cila krijon rritjen e çmimeve. (Farije Dauti – Bakiju, TVM2)