Ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10D, Mickoski: Duhet të paguhen 500 milion euro për gjoba

29.04.2023 16:41

Qeveria ka marrë përgjegjësi për gjoba dhe avanse prej 300 milionë eurosh...

Qeveria ka marrë përgjegjësi për gjoba dhe avanse prej 300 milionë eurosh, ndërsa nga arka e shtetit tashmë janë paguar rreth 120 milionë euro, e te korridoret 8 dhe 10D nuk është vën asnjë gozhd, kështu deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, i  pyetur se a ka ndonjë informacion nëse qeveria ka paguar para për penalitete dhe avans ndaj kompanisë Bechtel dhe Enka.

Mickoski theksoi se pjesa e dytë janë gjobat që duhet të paguhen, sepse ligji për marrëdhëniet e punës nuk është ndryshuar në afat prej 45 ditësh nga nënshkrimi i kontratës dhe kjo datë ka përfunduar më 22 prill.

“Ato  kanë paguar 117 milionë euro, tani vijmë tek pjesa e dytë, që janë gjobat që duhen paguar sepse ligji për marrëdhëniet e punës nuk ka ndryshuar brenda 45 ditëve nga nënshkrimi i kontratës dhe kjo datë ka përfunduar më 22 prill. Dhe ajo shumë që duhet paguar me një bazë është të paktën 53 milionë euro. Nëse më pyesni se kur duhet të paguhen - duhet të paguhen brenda dy javësh pasi kanë kaluar 45 ditët e parapara për ndryshimin e ligjit për marrëdhëniet e punës dhe zgjatjen e javës së punës nga 40 në 60 orë, ndërsa kjo  datë skadon me 6 maj” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Boçvarski: Janë dhënë para, gjithçka është ligjore

Në një intervistë për Agjencinë e lajmeve, “MIA”, ministri Boçvarski konfirmon se janë transferuar para në Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore, por thotë se gjithçka është ligjore.

“Nuk është diçka e fshehur për të krijuar një lloj nervozizmi në publik sepse edhe mund të kontrollohet. Ndërrmarrjes publike për rrugët shtetrore i janë paguar mjete prej 117 milionë euro. Çdo projekt që fillon në vend, qoftë për infrastrukturë, rrugë, hekurudha, shkolla, ndërtime të ndërtesave të reja, parashikohet gjithmonë një paradhënie, si dhe për mobilizimin e kompanisë që ka fituar punën, dhe kjo është pikërisht çfarë nënshkruhet në këtë Marrëveshje. Tashmë jemi duke hyrë në zbatim, në vijim janë projektimet, provat në terren, mobilizimi i makinerive, ngritja e kampeve” – u shpreh Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski.

Boçvarski hedh poshtë pretendimet në opinion se do t'i paguhen gjoba “Bechtel dhe Enka” për shkak të ndryshimeve ligjore në pritje, të cilat kanë ngecur në Kuvend. Nevoja për ndryshimin e ligjit është që  realizimi të jetë më i shpejtë, sqaron ai, por  nëse shteti nuk i ndryshon ligjet, Marrëveshja do të zbatohet në përputhje me legjislacionin ekzistues, thotë Boçvarski. (Sanije Duraku, TVM2)