Lloga: Ndryshimet kushtetuese na hapin rrugën në BE
Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE...

Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE kërkon nga ne që të intensifikohen aktivitetet për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë ligjore(juridike) nëpërmjet të reformave në sistem dhe harmonizimit të legjislacionit.
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në fjalimin e tij në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare: “Aspektet bashkëkohore të doktrinës juridike dhe interpretimi-sfidat dhe perspektivat”, theksoi se reformat në sistemin gjyqësor nuk guxojnë dhe nuk mund të mbeten vetëm në letër. Ligjet e miratuara duhet të zbatohen, ndërsa reformat duhet të mundësojnë ndryshim të praktikave dhe shprehive (në veçanti të shprehive të gabuara) si dhe të paragjykimeve.
“Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në përmirësimin dhe fuqizimin e kornizës ligjore dhe institucionale në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Agjenda e reformës kërkon përkushtim, njohuri, por edhe mbështetje nga të gjithë faktorët në përpjekjen për t'u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Para nesh janë ndryshimet kushtetuese. Nga ne varet nëse do të ecim në rrugën e BE-së, apo do të qëndrojmë në vend. Është koha që të gjithë së bashku të marrim një vendim shtetëror”. Kapitulli 23 "Gjyqësia dhe të drejtat themelore" nga Klasteri "Themelet" është kyç në procesin e eurointegrimit”, tha Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga.
