Bullizmi, dukuri negative në shoqëri, Pajaziti: Të marrin masa familja e institucionet
Bulizmi, ky fenomen negativ....

Bullizmi mund të ndodh kudo dhe në çdo kohë, prezenca apo jo e një mësuesi, prindi apo psikologu shkollor nuk e eliminon mundësinë e ndodhjes së këtij fenomeni, por patjetër që mund të ndihmon në uljen e numrit të rasteve që ndodhin çdo ditë në shkollat tona.
Bulizmi, ky fenomen negativ shpeshherë haset që nga fëmijët në kopësht deri tek më të rriturit. Ata me raste tallin shokun apo shoqen por ndonjë çështje të caktuar, thotë edukatorja Arlinda Veliu.
“Ka rastë që shembull kemi fëmijë me problem gjatë të folurit, nuk mundet ndoshta disa fjali ti thekson dhe për fëmijët e tjerë ndodh që është pak interesante dhe e përqeshin ,mirëpo gjithca rregullohet me bisedë. Bullizmi mësohet shpeshherë edhe nga përvojat në shtëpi, nga shfaqjet e pa parështatshme të televizionit, nga sharjet e më të rriturve para fëmijëve, kështuqë kur kemi kësi raste, i lëmë disa takime me prindërit dhe komunikojmë, bisedojmë” – tha Arlinda Veliu, edukatore në Kopshtin “Fidani”.
Ndërkohë sociologët thonë se në vendin tonë më prezent është bullizmi verbal apo fjalësor dhe bullizmi elektronik i rrjetit të mediave sociale.
Njohësi i fushës Ali Pajaziti, potencon se ky fenomen ndikon dhe lë pasoja të rënda në shëndetin mental të personave të bullizuar, ndaj duhet rritur vetëdija për zhdukjen e këtij fenomeni për një shoqëri më të shëndoshë.
“Kemi një formë të tërthortë ose indirekte kur përmes komenteve të ndryshme preket në sedër dhe i ulet vetëbesimi personit tjetër dhe krijohet një psikologji e vlerës më të ulët, ai person nuk ndjehet më komod, kështuqë tërhiqet në një botë në vete në një shpellë të veten mentale dhe psikologjike, duke u shkëputur nga rrethi nga shokët, shoqet, në këtë drejtim duke e humbur ritmin me relacionet sociale dhe me bashkëmocanikët e vetë, por duke krijuar telashe familjare dhe shoqërore, sepse familja e dallon fëmijën e vetë që nuk ndjehet mirë që ka një problem” – u shpreh sociologu, Ali Pajaziti.
Studentët e anketuar shprehen se shpesh kanë hasur në raste të bullizmit në shoqëri.
“Në peshë zakonisht ndodh shumë dhe njerëzit ndihen shumë në stres, jo konfident me veten e tyre për shkak se nënçmohen vazhdimisht nga pesha e tyre që është diçka normale dhe nuk duhet t’ju pengojë”.
“Mendoj që duhet të zvogëlohet pak, sepse është përhapur shumë bullizimi.”
“Ka ndoshta diku tjetër në shoqëri, në institucione, apo në punë, por këtu në Univerzitet jo” – thanë disa nga studentet e anketuara nga TVM2.
Sipas ekspertëve bullizmi duhet të trajtohet me shembuj konkret në lëndën e kulturës sociale apo në lëndën e sociologjisë, psikologjisë, në mënyrë që ky fenomen të ulë intenzitetin sepse me dinamizimin e jetës sociale ka marrë përmasa shumë të gjëra në shoqëri. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
