Konfederata e organizatave sindikale, sindikatat duhet të jënë të bashkuara në grevë
“Të bashkuar jemi më të fuqishëm”, kjo është motoja....

“Të bashkuar jemi më të fuqishëm”, kjo është motoja mbi të cilën Konfederata e Organizatave Sindikale do të protestojë më 1 Maj.
Gjithashtu u shprehën se përpiqen t’i kuptojnë Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë dhe Konfederatën e Sindikatave të Lira-KSL, të cilat paralajmëruan se paralelisht do të protestojnë në ditën e punëtorëve, prandaj për këtë arsye KOSM -Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë, do të kyçet në të dy grevat që të mos bëjë përçarje.
Sipas tyre, kur puntori me vështirësi siguron ushqimin nuk është koha që Sindikatat të shtyejnë bërrylat.
“Kjo tashmë, mos të them është përpjekja jonë e fundit që të kuptojmë ,se nuk është koha që të tregojmë kush jemi ne si Sindikat dhe kush janë ata. Nuk është koha që të bëjmë paralelisht greva. Duhet patjetër të bashkohemi. Shikoni sesi Qeveria dhe punëdhënësit performojnë ashpër , ata as që shqetësohen për ne dhe janë të bashkua, prandaj duhet patjetër të jemi seriozë sepse përball kemi njerëz që nuk kanë “Pardon”,që dëshirojnë të aktrojnë edhe Qeverinë edhe punëdhënësin, fjalë për fjale ato e kanë marr rolin e sindikatave. Shikoni se çfar bëjnë.! Pa u sjell ligji i Këshillit Ekonomik Social, thonë se kemi deklarativisht ndonje dialog social, bartin në mënyrë të njëanshme ndryshime në ligjin për marrdhënie pune” – tha Kryetari i Konfederatës së Organizatave Sindikale të RMV-së, Marijan Ristevski.
Më 1 Maj, Konfederata e Sindikatave të Lira, do të protestojë prej orës 10 deri në orën 12, ndërsa Lidhja e Sindikatave të Maqedonise, grevën e ka caktuar prej orës 12 deri në orën 14:00.
Edhe pse është jashtëzakonisht e shqetësuar për ndarjen, Konfederata e Organizatave Sindikale, do të mbajë grevën më gjatë, prej orës 10 deri në orën 14 pasi do të marrë pjesë në grevat e të dy sindikatave. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
