Joshua konfirmon se do të përballet me Wilder

29.04.2023 20:41

Anthony Joshua ka konfirmuar...

Anthony Joshua ka konfirmuar se do të ndeshet me Deontay Wilder në dhjetor të këtij viti.

33-vjeçari shënoi fitore ndaj Jermaine Franklin në fillim të muajit për t’u rikthyer në rrugët e fitoreve pas dy humbjeve të tij ndaj Oleksandr Usyk.

Në një video të postuar në “Twitter”, ish-kampioni i IBF në peshën e rëndë u pyet nëse do të luftonte ndaj Wilderit.

“Kjo është ajo që po ndodh, ju e dini se çfarë po ndodh”, ishte përgjigja e britanikut. “AJ” shkoi edhe një hap më tej dhe konfirmoi se meçi do të ndodhë para fundit të vitit, në dhjetor, por nuk përmendi ndonjë datë specifike.