Triumfon Perez, e ndjek Leclerc

29.04.2023 21:52

Meksikani i Red Bull mundi Charles Leclerc...

Meksikani i Red Bull mundi Charles Leclerc, i cili i jep Ferrarit podiumin e parë duke i rezistuar rikthimit të Max Verstappen.

Holandezi mbërriti në vijën e finishit me pjesën e majtë të makinës së tij të hapur pas kontakteve të përsëritura me George Russell në fazat e hershme të garës.

Britaniku i Mercedes përfundoi i katërti, përpara Ferrarit tjetër, atij të Carlos Sainz.

Kujtojmë se gara Sprint e këtij sezoni nuk përcakton më renditjen e garës së të dielës, por zhvillohet vetëm për pikë.Provat zyrtare për Çmimin e Madh të së dielës u zhvilluan të premten dhe aty ishte po Charles Leclerc që mori Pole Position ndërsa më pas u renditen Max Verstappen dhe Sergio Perez.