Integrimi i lëndëve Gjeografi dhe Histori, kundërshtojnë profesorët e lëndëve përkatëse

30.04.2023 13:15

Pas propozimit për integrimin e lëndëve Gjeografi dhe Histori...

Pas propozimit për integrimin e lëndëve Gjeografi dhe Histori në një lëndë mësimore, tërheqjen e historisë së klasës së gjashtë si dhe integrimin e lëndëve të shkencave ekzakte në një lëndë të vetme, pasuan reagime të shumta nga mësimdhënësit dhe opionini publik.

Profesori Burim Aliu për TVM 2 potencon se këto reforma po shkojnë në dëm të procesit arsimor dhe duhen ndërprerë menjëherë.

Ai më tej shton se është tejet e vështirë për një profesor të gjeografisë të ligjerojë edhe historinë për të cilën ka shumë pak njohuri, sepse ka mbaruar Fakultetin e Gjeografisë.

“Përpara ekzistonte Akademia Pedagogjike ajo ishte dy vite, kishte histori, gjeografi, fizikë- matematikë, fizikë-kimi dhe kimi-biologji. Unë personalisht kam kryer Fakulktetin e Gjeografisë është e vështirë që unë tash të ligjëroj histori, duhet të ulem të pyes kolegun dhe është e ditur se kush është historian e kush gjeograf. Unë jam profesor i gjeografisë dhe jo i historisë unë mund të marr dicka të themi të ligjeroj por, jo gjithë materialin. Unë them që kjo është gabim si nga ana e Byros së Zhvillim për Arsim por edhe nga Minsitria e Arsimit, veçmas kemi Fakultetin e Historisë, veçmas atë të Gjeografisë” - deklaroi Burim Aliu, profesor i lëndës së Gjeografisë.

Porfesor Aliu tha se orët nuk mjaftojnë. Orët për lëndën e gjeografisë,  janë shumë pak sepse nxënësit nuk njohin territorin e vendit të tyre.

Orët, përpara, si në shkollë fillore dhe të mesme është mësuar 4 vite dhe viti i parë dhe i dyti, 3 dhe 4 nga 2 orë. Me reforma, me prurjen e disa ndryshimeve të ndryshme futen lëndë të tjera, vërtet i kanë sakrifikuar. Klasa e 6 ka vetëm 1 orë,  klasa e 7 vetëm 2 orë,  nuk janë me 9 apo 10 orë. Në gjimnaz vetëm viti i parë dhe i dyti kanë gjeografi dhe viti 3 lëndë zgjedhore dhe nuk ka më tepër. Besomëni se nxënësit nuk e njohin territorin e vendit të paktën shtetet ballkanike. Gjeografia edhe lëndet e tjera i kanë ato esencat e veta, secili mund të sjell lëndë të reja, risi, reforma, por kjo është në dëm të fëmijëve” – shprehet profesor Aliu.

Ndërsa nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë bërë të ditur se në  korrespodencën me reagimet lidhur me integrimin e lëndëve që arrijnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do t’ia dërgojë për mendim Byrosë për Zhvillimin e Arsimit,  sepse është institucioni që ka propozuar Konceptin për arsimin fillor dhe i cili duhet të analizojë se çfarë ndikimi ka integrimi i lëndëve mbi programin mësimor dhe reagimet lidhur me lëndët Histori dhe Gjeografi. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)