Tregëtarët mashtrues shesin lëndë të reja për vajgur

30.04.2023 13:49

Persona që vuajnë nga kanceri dhe sëmundje të ndryshme...

Persona që vuajnë nga kanceri dhe sëmundje të ndryshme, kanë mësyer tregun që ofron shërimin përmes mjekësisë alternative. Faqe të ndryshme nëpër rrjetet sociale dhe dyqane të shumtë në Kryeqendër, kanë nxjerrë në treg “VAJ GURIN” për të cilin pretendojnë se është 100% i pastër.

Por, së fundi është zbuluar mashtrimi i shitësve, se kjo lëndë-substancë që shitet në treg, gjithçka mund të jetë por asesi vajgur.

Madie me të madhe keqpërdoren video mesazhet  e mjekëve popullorë që kanë dhënë këshilla  për vajgurin nëpër emisione të ndryshme, mes tyre është edhe Erxhan Muharremi i cili jeton dhe vepron në Norvegji.

“Më vjen keq se disa persona, nuk janë një apo dy, janë disa persona që po i keqpërdorin videot e mia dhe po i reklamojnë disa produkte të cilat aspak nuk janë origjinale, po i reklamojnë sikur të jenë vajguri por realisht nuk janë. Ne kemi bërë shumë hulumtime, shumë teste dhe i kemi vërtetuar se nuk janë origjinale. Për atë shfrytëzoj rastin që të keni kujdes dhe të kërkoni të bleni vajguri origjinal i cili është i çertifikuar, është i licencuar, është i lejuar nga shteti, mbi të gjitha e ka edhe adresën e fabrikës, prodhuesit, sikurse edhe shtetin ku prodhohet” – tha mjeku popullor, Erxhan Muarremi.

Njëri prej personavë që e ka zbuluar mashtrimin është Halid Sulis. Pasi i njëjti vazhdimisht e përdorë për vete dhe familjarët e sëmurë, vërejti se diçka nuk shkonte me këtë lëndë, të emëruar nga shitësit “VAJgur”.

“Dyshova te aroma, nuk ka fare aromë. Pastaj nuk kishte aspak efekt. Nuk e dimë çfarë substance është, ndoshta mund te jetë helëm, nuk e dimë këtë. Por edhe ujë nëse është, kjo është mashtrim për shkak se të sëmurët me kancer kanë shpresë se mund të shërohen dhe duke pritur që ilaçi të ndikojë, rastet mund të përfundojnë fatale, sepse nuk kurohen me terapinë e duhur” – deklaroi Halid Sulis, përdorues i Vajgurit.

Ai më pas vendosi të bëjë një eksperiment për ta vërtetuar cilësinë e produktit dhe këtu gjithçka u zbulua. I njëjti ju kërkoi shitësve që ta heqin nga tregu, por tregtarët nuk e kanë në plan të ndërpresin biznesin fitimprurës prej të cilit fitojnë shuma të majme.

“100 ml vajgur në treg shitet prej 10 deri në 150 euro. Ndërsa vajguri  pastër është një litër 100 denarë, ndërsa këto e shesin shumë shtrenjtë” – shtoi Sulis.

Sipas mjekut Muharremi, në Oslo ku jeton ai, personat që marrin guximin të mashtrojnë njerëzit në forma të tilla, përfunojnë në burg, ndërsa në Maqedoni jo vetëm që nuk kontrollohen cilësia e produktit, por nuk kontrollohen as puna e tregëtarëve. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)