Transformim, komuna digjitale, transparencë më e madhe

30.04.2023 16:25

Komuna të digjitalizuara, do të thotë krijimi i platformave...

Komuna të digjitalizuara, do të thotë krijimi i platformave me mjete  ku qytetarët, organizatat dhe bizneset shpejt dhe në çdo kohë mund të gjejnë informacionet e nevojshme.

Kjo gjendet në manualin për komuna elektronike të Institutit për Menaxhim të Mirë dhe Prespektiva Euro-atalantike dhe fondacioni “Fridrih Nauman”.

Gjatë promovimit në Shkup, eksperti gjerman për strategji dixhitale Kristian Lejer, theksoi nevojën për krijimin IT kuadrove cilësore.

“Edukimi duhet të fillojë në moshë të herëshme, duhet të krijohen kuadro që do të punojnë punë specifike, si psh të bëhen ekspert në sigurinë dixhitale. Të punojnë në menaxhimin e rreziqeve në teknologjinë informatike, proceset, e këshu me rradhë. Pra, është i nevojshëm të filluarit e edukimit të hershëm qysh në shkollën fillore, që më pas të vazhdojnë specializimin nëpër universitete, me çka do të fitojnë praktikë sa më shpejt që të jetë e mundur” – tha eksperti për strategji digjitale, Kristian Lejer.

Digjitalizimi në nivel lokal është përshtypja e parë tek qytetarët, nëse shteti është funksional apo efikas, sepse në të kundërtën kjo është byrokratike, pra qytetarët që e financojnë i vendos në rend të dytë, thekson kryetari i bashkisë Taun-Shtajn (Taunusstein), në Gjermani Majkëll Hofnagel.

“Nëse diçka nuk mund ta bëni vetëm, atëherë mund ta bëni të bashkuar, nëse një gjë e tillë është në të mirë të njerëzve që jetojnë aty. Ndër gjërat më të thjeshta në një komunë janë grumbullimi i tatimeve, menaxhimi me resurset e natyrës dhe të ngjajshme.  Shumë më efikase është kur një gjë të tillë e bëni në bashkpunim me komunë tjetër.” – u shpreh Kryetari i Bashkisë Taunusstein – Gjermani, Michael Hofnagel.  

Përmes transformimit dixhital, administrata publike dhe komunat kanë potencial që të jenë burim më i shpejtë, më i thjeshtë dhe më i rëndësishëm i informacionit që shqetësojnë qytetarët.

Në këtë mënyrë komuna do të jetë shumë më efikase dhe aktive kundër dezinformatave dhe teorive konspirative, objektivi i drejtpërdrejtë i të cilëve janë institucionet publike. (Farije Dauti – Bakiju, TVM2)