VMRO-DPMNE për Behtel&Enka: Një km në Serbi 7 milion €, në RMV 20 mln €
Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi...

Në Serbi është hapur pjesa e parë, e të ashtuquajturit Korridori i Moravës me gjatësi 16.8 kilometra e cila është punë e realizuar nga kompania Behtel&Enka”, kompani e cila në vendin tonë ka kontratë për ndërtimin e koridoreve 8 dhe 10D.
Pikërisht ndërtimi i këtij koridori në Serbi është bërë shkas për përplasje mes opozitës dhe pushtetit.
Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi, ditë më parë kishte shkruar se me të njejtin ligj special, me kontratën e njejtë, kompania “Bechtel-Enka” po ndërton edhe në Serbi dhe se opozita po përhap lajme të rreme për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D. Ndaj kësaj ka reaguar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Jarevski, sipas të cilit në Serbi, “Behtel dhe Enka” kanë marrë pjesë në tender ndërsa tek ne marrëveshja është lidhur privatisht.
“ Behtel dhe Enka në Serbi janë zgjedhur me tender, tek ne pa tender me kontratë të shkruar në 4 sy. Autostrada me përafërsisht të njëjtën gjatësi në Serbi kap vlerën e 750 milionë eurove, në Maqedoni vlera fillestare me të njëjtin Bechtel dhe Enka është 1miliard e 350 milion euro. Një kilometër autostradë në Serbi nga Behtel dhe Enka kushton 7 milionë euro, në Maqedoni 20 milionë euro” - ka shkruar Jarevski në Facebook.
Grubi vs VMRO-DPMNE, nëse nuk ka penalitete, zhbllokoni ligjet në Kuvend
E menjëherëshme ishte edhe kundërpërgjigja e zëvendëskryeministri Artan Grubi. Ai thotë se qytetarët nuk duhet të ju besojnë gënjeshtrave të VMRO-DPMNE-së dhe se bllokada e tyre në Kuvend e ngadalëson realizmin, por nuk e ndal.
“Nëse deri me 6 maj nuk paguhen ato mjete të pretenduara nga opozita, të cilat me që ra fjala, duheshte të paguhen edhe me 22 prill sipas opozitës, atëherë le ta largojnë bllokadën e ligjeve për ta lehtësuar dhe shpejtuar ndërtimin e autostradave. Lajmet e rreme dhe bllokada e opozitës në Kuvend nuk e ndalon dot ndërtimin, vetëm e shtrenjton dhe e zgjat. Bllokada e pakuptimtë dhe pa asnjë arsye e opozitës në Kuvend mund ti kushton qytetarët mbi 100 milion euro dhe dy vite vonesë në ndërtimin e autostradave”, - ka shkruar Grubi në rrejtin social Facebook.
LSDM: VMRO-DPMNE kundër projekteve strategjike
Sipas social demokratëve, VMRO-DPMNE fushatën kundër projektit më të madh në vend e zhvillon me gënjejshtara.
VMRO-DPMNE është kundër çdo suksesi dhe përparimi të shtetit dhe për arsye politike dhe fitimprurëse po udhëheq një fushatë kundër ndërtimit të korridoreve dhe kundër Behtel-it dhe Enkës, e cila bazohet në gënjeshtra dhe të pavërteta” thuhet në reagimin e social demokratëve kundrejt akuzave të VMRO-DPMNE-së. (Sanije Duraku, TVM2)
