MPJ, 4 shtetas maqedonas janë evakuuar nga Sudani
30.04.2023 18:53
Katër shtetas të Maqedonisë së Veriut janë evakuuar nga Sudani..

Katër shtetas të Maqedonisë së Veriut janë evakuuar nga Sudani, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
Evakuimi i shtetasve të Maqedonisë së Veriut u bë dje me ndihmën e Arabisë Saudite, për çka MPJ-ja falënderon sinqerisht.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të evakuuar aktualisht ndodhen në qytetin Xhedah në Arabinë Saudite. Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet lokale për kthimin e tyre në vend.
Deri më tani nga Sudani janë evakuuar 4.879 shtetas të huaj nga 96 vende, të prekur nga konfliktet ushtarake, numri më i madh nga Arabia Saudite, më pas nga Evropa, ShBA dhe nga rajoni ynë, përveç vendit, edhe nga Greqia dhe Bosnja e Hercegovina.
