Gruevski, së shpejti me koment konkret
Shpërthimin e “bombës” së dytë të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, e komentoi shkurt kryeministri, Nikolla Gruevski...

Shpërthimin e “bombës” së dytë të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, e komentoi shkurt kryeministri, Nikolla Gruevski, sipas të cilit ndodhitë e fundit me publikimin e audio-xhirimeve priteshin sepse vetë kreu i socialdemokratëve ka njoftuar se ka materiale nga shërbimet e huaja.
“Unë në pres-konferencë paralajmërova se në periudhën e ardhme do të ketë punë të këtilla, sepse më parë kisha katër takime me Zoran Zaevin, ku vetë ai më informoi se në bashkëpunim me shërbimet e huaja ka arritur deri te materiale të cilat ka për qëllim t’i publikojë nëse ne nuk i mundësojmë krijimin e qeverisë teknike. Diçka që unë nuk e pranova si kusht, gjegjësisht e refuzova dhe e luta që gjithçka që ka dhe që dëshiron të publikojë, lirshëm ta publikojë”- deklaroi kryeministri, Nikolla Gruevski.
Gruevski, gjithashtu paralajmëroi se së shpejti do të dalë në opinion me detaje konkrete. (Sanije Kasami, TVM2)
