Lufta në Sudan, hyn në javën e tretë, qindra të vrarë, mijëra të tjerë lëshojnë vendin
Luftimet e ashpra në Sudan...

Luftimet e ashpra në Sudan kanë hyrë na javën e tretë. Qindra njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë duke ikur nga vendi. Spitalet janë stërmbushur me të plagosur dhe nevoja për ndihmë emergjente është e madhe, pasi nuk ka ushqim dhe ujë në zonat e luftës
“Ne jemi shumë të lodhur. Kemi shumë pak ujë dhe ushqim të pastërt. I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë” – bënë thirrje mjekja, Hoëida Elhassan.
Njerëzit që ikin nga konfliktet në Sudan hipin në një anije ushtarake të destinuar për në Arabinë Saudite në Port-Sudan. Pasiguria ka shtyrë mijëra civil të largohen edhe në vendet fqinje, në Çad.
“Strategjia e UNHCR-së është të ndihmojë njerëzit që vijnë në Çad. Regjistrimi është aktiviteti i parë, së dyti mundohemi të kemi një lëvizje të mirëfilltë të kontrollit kufitar, por e treta është ndihma për ujin, arsimin, shëndetin” – u shpreh Koordinatori i emergjencave UNHCR- Çad, Brice Degla.
Refugjatët e larguar nga zona e luftës, tregojnë momentet e tyre të tmerrit.
“Ata erdhën dhe sulmuan fshatin tonë dhe kur disa prej nesh donin të dilnin nga shtëpitë e tyre, ata i vranë.” – deklaroi Bousseyna Mohamed Arabi, refugjatë nga Sudani.
“Gjithçka filloi rreth orës 1, 2 dhe 3 të mëngjesit. U strehuam në një stacion policor lokal. Ata na thanë se nuk mund të qëndrojmë sepse luftimet kishin filluar. I thirra fëmijët dhe u thashë të merrnin nipërit e mbesat dhe të ikin dhe më pas ikëm në këmbë” – deklaroi Oulma Arabi, e zhvendpsur nga Sudani.
Dhuna e vazhdueshme në Sudan mund të zhysë të gjithë rajonin e Afrikës Lindore në një krizë humanitare, ka paralajmëruar Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së. Presidenti de fakto i Sudanit, Abdel Fattah al-Burhan ka luftuar zëvendësin e tij Mohammed Hamdan Daglo me ndihmën e ushtrisë që nga 15 prilli.
Daglo është lider i grupit paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë. Dy gjeneralët morën udhëheqjen e vendit prej rreth 46 milionë banorësh përmes dy grushteve më 2019 dhe 2021. (Farije Dauti – Bakiju, TVM2)
