Maqedoni
Parashikimi i motit
01.05.2023 08:26
Mbetet vendi ynë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime...

Mbetet vendi ynë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme gjatë pjesës së dytë të ditës. Do të fryj dhe erë mesatare nga drejtimi jug-lindor.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 22°C.
Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm me vranësira dhe diell, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jug-lindor. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje shiu. Temperatura minimale do të ulet në 6°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 21°C.
