Maqedoni
Shënohet 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, sindikatat protestojnë, qytetarët festojnë
01.05.2023 08:39
1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës dhe po shënohet në vendin tonë....

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës dhe po shënohet në vendin tonë. Fundjava e zgjatur kësaj radhe ka boshatisur vendin, por si zakonisht sindikatat edhe kësaj radhe në protesta, për shkak të padrejtësive ndaj punëtorëve në vend, ndërsa qytetarët do t’u drejtohen qendrave rekreative për piknikun tradicional të 1 majit. MPB ka vendosur regjim të posaçëm trafiku që nga ora 10 e mëngjesit.
SPB Shkup sot ndërmori masa për regjim të posaçëm në disa vende të qendër të Shkupit, për shkak të mbajtjes së protestës. Protesta pritet të fillojë para objektit të LSM-së.
“Konsiderojmë se rritja e pagave për funksionarët për 78% ose 2.000 denarë në ditë, vendosja e punës 12 orëshe në ditë për një pjesë të madhe të punëtorëve, gënjeshtra e punonjësve të shëndetësisë dhe mosrritja e pagave të tyre janë motiv dhe arsye më shumë që të dilet në protestë dhe të shprehet pakënaqësia.”, thuhet mes tjerash në thirrjen për protestën e Sindikalistëve.
Siç njoftojnë nga MPB, nga regjimi i posaçëm për shkak të protestës ka filluar në ora 10 deri në ora 12:30. Protesta e Konfederatave të Lira do të ketë marshim nga zyrat e KLS-së, nëpër rrugën “Jordan Mijallkov”, bulevardin “Klimenti i Ohrit” e deri në Qeveri. Po ashtu, është paralajmëruar protestë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë që do të fillojë nga zyrat e LSM-së dhe do të përfundojë në Qeveri. MPB u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve që të respektojnë udhëzimet që i japin zyrtarët policorë.
