Botë
Vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës në Hagë
01.05.2023 09:06
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës këtë të hënë do të vazhdojnë gjykimin ndaj Pjetër Shalës.

Seanca ndaj Pjetër Shalës pritet të nis nga ora 9:30 sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ndërkohë pritet që në seancë të dëshmojnë tre dëshmitarë përmes video-lidhjes.
Shala u arrestua nga autoritetet belge më 16 mars 2021, kurse më 15 prill të po të njëjtit vit u transferua në Hagë, ku ndodhet edhe aktualisht.
Mbi të rëndojnë akuzat për krime lufte, trajtim mizor, vrasje të paligjshme, që supozohet se janë kryer gjatë vitit 1999 dhe pas kësaj periudhe.
Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
