Botë

Kurorëzimi i Mbretit, britanikët zënë radhën në rrugë një javë para

01.05.2023 09:52

Në pritje të kurorëzimit të mbretit Charles këtë fundjavë, janë me dhjetëra fansat e zjarrtë të familjes mbretërore...

Në pritje të kurorëzimit të mbretit Charles këtë fundjavë, janë me dhjetëra fansat e zjarrtë të familjes mbretërore, që kanë nxituar që tani të zënë radhën për ta ndjekur sa më nga afër këtë moment.
 
Parakalimi para publikut është një nga momentet kryesore të ditës së kurorëzimit dhe një nga ceremonitë më antike, ku vetë Charles do të përshëndesë miliona britanikë që do të mblidhen këtë të shtunë të 6 majit në Londër.
 
Për 1 javë rresht, janë me dhjetëra britanikët që kanë zënë vendin e tyre, për të qenë në radhë të parë atë ditë e për të mos humbur asnjë moment.
 
Edhe pse gjithçka do të transmetohet edhe në ekranet e mëdhenj e gjigandë në çdo cep të Londrës, siç e meriton një ditë feste e tillë, kryeqytetasit britanikë që janë shumë të lidhur me mbretin, kanë bërë gati karriget, batanijet, ushqimet e pijet për një javë.
 
Ceremonia e kurorëzimit këtë të shtunë, vjen pas më shumëse 6 muajsh përgatitje për këtë ditë, me botën që do t’i ketë sytë edhe njëherë tek familja mbretërore dhe e ardhmja e saj.