Botë

Erdogan për forcat turke, vrasin shefin e dyshuar të shtetit islamik, Kurejshi

01.05.2023 11:03

Forcat turke kanë vrarë liderin e dyshuar të grupit të Shtetit Islamik (IS) në Siri, ka njoftuar presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan...

Erdogan i tha për median turke “TRT Turk” se udhëheqësi i IS-it ishte “neutralizuar” në një operacion të agjencisë turke të inteligjencës MIT, të shtunën. IS deri më tani nuk ka bërë asnjë koment mbi operacionin e raportuar. Agjencia e inteligjencës MIT kishte ndjekur Kurejshin për një kohë të gjatë, tha Erdogan.

“Ne do të vazhdojmë luftën tonë me organizatat terroriste pa asnjë diskriminim.”, shtoi ai, duke mos dhënë detaje të mëtejshme.
 
Burimet siriane të cituara nga agjencia e lajmeve “Reuters”, thanë se operacioni u zhvillua në qytetin verior të Jandaris, afër kufirit turk. IS dikur zotëronte (34.000 milje katrorë) territor që shtrihej nga Siria veri-lindore, përgjatë Irakut verior dhe imponoi sundimin e tij brutal mbi pothuajse tetë milionë njerëz.
 
Grupi u dëbua nga pjesa e tij e fundit e territorit në vitin 2019, por OKB-ja paralajmëroi në korrik se ai mbetej një kërcënim i vazhdueshëm. Degët rajonale të IS paraqesin kërcënime edhe në zona të tjera konflikti në mbarë botën. OKB-ja tha se rrjetet më të fuqishme dhe më të vendosura ishin të bazuara në Afganistan, Somali dhe pellgun e liqenit Çad.