Maqedoni

Krerët politik urojnë 1 Majin, të drejtat e punëtorëve po avancohen

01.05.2023 11:21

Krerët e shtetit me rastin e 1 Majit iu drejtuan qytetarëve përmes mesazheve....

Krerët e shtetit me rastin e 1 Majit iu drejtuan qytetarëve përmes mesazheve. 
 
Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, potencoi se  u jemi mirënjohës të gjithë atyre që ende po luftojnë për të siguruar kushte të mira pune, paga adekuate dhe sigurim social, duke ndërtuar një shoqëri ku puna e ndershme do të vlerësohet me dinjitet dhe të drejtat e punëtorëve do të mbrohen plotësisht.  
 
“Të përkushtohemi për të ofruar mundësi për të gjithë, sepse çdo punëtor meriton respekt dhe ka të drejtë për një jetë dinjitoze.”, thekson kreu i shtetit në mesazh.
 
Edhe kryeministri i vendit, Dimitar  Kovaçevski, shprehu respekt për gjithë punëtorët që japim stimul dhe zhvillim për shtetin, madje edhe, siç shkruan ai, në kushte të krizës më të madhe energjetike.
 
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, permes një videofjalimi u uroi punëtorëve ditën ndërkombëtare të punës. 
 
“Sot shprehim respekt për angazhimin tuaj në vendet e punës, për profesionalizmin dhe etikën tuaj të punës, festojmë punën, përkushtimin dhe kontributin e juve punëtorëve dhe punëtoreve, për të mirën tonë dhe për të mirën e brezave të ardhshëm. Pas disa vitesh rritjeje të vazhdueshme të mbështetjes për punëtorët, politika sociale në vendin tonë nuk duhet të varet më kurrë nga vullneti i individëve dhe as nga marketingu partiak. Nga viti 2017 e kemi rritur pagën minimale për më shumë se 100%, sot ajo arrin 20.175 denarë. Gjatë krizës së shkaktuar nga COVID-19, ne ndihmuam të shpëtojmë 250.000 vende pune dhe mbështetëm 35 mijë kompani. Të dashur punëtorë dhe punëtore, këto nuk janë fjalë boshe, por janë numra realë.”, - deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.