Maqedoni

Këshilli gjyqësor mban seancë të martën, në rend dite, zgjedhja e kryetarit të ri

01.05.2023 11:59

Të martën është caktuar seanca e Këshillit Gjyqësor, ku duhet të mbahet votimi për kryetar të ri....

Të martën është caktuar seanca e Këshillit Gjyqësor, ku duhet të mbahet votimi për kryetar të ri. Kryetarja e mëparshme, Vesna Dameva, është shkarkuar javën e kaluar, ndërsa nënkryetari i Këshillit, Selim Ademi, seancën për zgjedhjen e kryetarit të ri e ka caktuar për nesër. Ky ndryshim i Damevës dhe mënyra se si u bë, shkaktoi stuhi reagimesh te ekspertët.
 
Ekspertët thonë se shkarkimi i Damevës ishte i kundërligjshëm dhe në kundërshtim me procedurat dhe Rregulloren e Punës.
 
Për shkarkimin e Damevës votuan shtatë anëtarë. Koalicioni “Të gjithë për një proces të drejtë” tha se ndërprerja e mandatit, në kuptimin e shkarkimit, mund të ekzistojë vetëm si pasojë e shkeljes së kryer disiplinore në përputhje me nenin 34 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor. Ministria e Drejtësisë tha se po i ndjek me shumë shqetësim ngjarjet në Këshillin Gjyqësor.