Plenumi Studentor vazhdon me protestat

16.02.2015 16:50

Plenumi Studentor vazhdon edhe gjatë ditës së sotme me protestat. Në ditën e gjashte të shpalljes së “zonës autonome”, TVM2 i vizitoi studentët...

Ata nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre për tërheqjen e Ligjit për Arsim Sipëror dhe thonë se do të qëndrojnë derisa nuk sigurohet terren i pavarur për debat. Nuk pranojnë negociata me grupet punuese në Ministrinë e Arsimit. Ata përveç që ftojnë ministrin të jetë pjesëmarrës në punimet e dy grupeve punuese në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi”, kërkojnë edhe ligj të ri për arsimin e lartë, sepse, siç thonë, ligji aktual për studentet është i papranueshëm. 

“Ti je student nuk je klient. Kjo është luftë, është e përbashkët, eja dhe bashkëngjitu, sepse në këtë shtet ka shumë probleme, një nga ato janë edhe mediat, ata nuk i informojnë qytetarët për të vërtetën dhe mendoj se të gjithë duhet të luftojmë që të del e vërteta në shesh”- deklaroi një studente.

Studentët, ka disa ditë që kanë shpallur “zonë autonome” në fakultet teknike në Shkup.(Rexhep Qamili, TVM2)