Rusi, një shpërthim nxori nga shinat një tren
01.05.2023 17:04
Një shpërthim në rajonin kufitar të Rusisë, Bryansk....

Një shpërthim në rajonin kufitar të Rusisë, Bryansk, bëri që një tren mallrash të dalë nga shinat, thanë autoritetet.
Guvernatori lokal, Alexander Bogomaz, tha se një mjet shpërthyes eksplodoi përgjatë linjës hekurudhore Bryansk-Unecha. Incidenti, i cili ndodhi në orën 10:17 sipas kohës lokale, bëri që lokomotiva të merrte flakë dhe shtatë vagonë mallrash të dalin nga shinat, sipas shërbimit hekurudhor të Rusisë.
Në këtë rajon, i cili kufizohet me Ukrainën dhe Bjellorusinë janë regjistruar disa incidente që kur Rusia nisi pushtimin e paprokovuar të Rusisë.
