Forcat ruse përgatiten për evakuimin e mundshëm nga rajoni i Zaporozhjes
Forcat e rezistencës ukrainase...

Forcat e rezistencës ukrainase kanë pretenduar se forcat ruse po fillojnë përgatitjet për një evakuim të mundshëm të rajonit të Zaporozhjes.
Disa pjesë të rajonit janë pushtuar nga forcat ruse që në shkurt të vitit të kaluar, kur qyteti i Berdianskut ra nën kontrollin rus.
Megjithatë, qyteti i Zaporozhjes, ka mbetur në duart e Ukrainës, raporton “skynews”.
Qendra Kombëtare e Rezistencës, e cila u krijua nga një krah i ushtrisë ukrainase, tha se “sipas forcave të rezistencës, administratat okupuese kanë përgatitur një plan evakuimi për stafin dhe familjet e tyre në zonat e pushtuara përkohësisht në rajonin e Zaporozhjes”.
Organizata gjithashtu pretendoi se forcat ruse po lëshojnë udhëzime për të shkatërruar dokumente dhe pajisje ushtarake.
Ukraina është ende duke u përgatitur për ofensivën e saj pranverore, e cila mund të shohë pjesë të rajonit të Zaporozhjes duke u bërë teatri i ardhshëm i luftës.
Kohët e fundit u raportua se Ukraina kishte ndërruar disa njësi të reja në rajon.
