Zvicra mori presidencën e Këshillit të Sigurimit

01.05.2023 18:38

Zvicra mori për herë të parë kryesimin e Këshillit të Sigurimit...

Zvicra mori për herë të parë kryesimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë rol, Zvicra dëshiron ta realizojë reputacionin e saj si ndërmjetëse dhe ndërtuese urash, tha ambasadori i OKB-së, Paskale Baerisvil.

Megjithatë, reputacioni i Zvicrës tradicionalisht neutrale është dëmtuar që nga fillimi i pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.

“Në qarqet politiko-diplomatike, politika e jashtme zvicerane e 18 muajve të fundit të jep arsye për ta tundur kokën.”, tha eksperti politik, Christoph Frei, nga Universiteti zviceran i “St Gallen”, për agjencinë e lajmeve, DPA.

Sipas tij, arsyet përfshijnë hezitimin në fillim për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë dhe refuzimin e vazhdueshëm për t’i ndaluar aleatët të transportojnë municione zvicerane në Ukrainë, pavarësisht politikave neutrale të Zvicrës.

Presidenca e Këshillit të Sigurimit ndërron sipas një radhe të paracaktuar çdo muaj. Para Zvicrës, presidencën e Këshillit të Sigurimit e kishte Rusia, gjë që gjithashtu kishte nxitur kritika të shumta.