Konflikti në Sudan, MPJ mision evakuimi të një familjeje nga RMV

01.05.2023 20:02

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut....

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet ambasadës në Kajro, po punon për evakuimin e një familjeje tetë anëtarëshe, shtetas të vendit, e cila ndodhet në zonat e rrezikuara të Sudanit.

Ministria, përmes rrjetit diplomatik në rajon, është në komunikim të vazhdueshëm me kolegë nga vendet mike, ambasadat e të cilëve janë ende aktive në territorin e Sudanit dhe po zhvillohen aktivitete për të siguruar evakuimin e menjëhershëm dhe transferimin e tyre në një vend të sigurt, prej ku më pas do të sigurohet një transferim në vend.

“Katër shtetasit maqedonas, të cilët më parë u larguan nga Sudani për në Arabinë Saudite, ndodhen në një vend të sigurt, në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do të kthehen në vend”, thuhet në MPJ.

Nga kjo misnitri përsërisin se nëse ka shtetas të vendit në Sudan, të kontaktojnë ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kajro, apo Abu Dabi ose Ministrinë e Punëve të Jashtme të vendit. Ndërkohë gjeneralët e dy taborrefe që janë në luftë mes vete në Sudan kanë rënë dakord të dërgojnë përfaqësues për negociata, në Arabinë Saudite, ka thënë zyrtari më i lartë i Kombeve të Bashkuara në Sudan.