Botë
Demonstratat në Francë, mbi 108 policë të lënduar
02.05.2023 09:25
Të paktën 108 zyrtarë policorë janë plagosur në përleshjet më protestuesit nëpër Francë...

Të paktën 108 zyrtarë policorë janë plagosur në përleshjet me protestuesit nëpër Francë, të cilët ishin grumbulluar në qytete të ndryshme për të protestuar kundër reformave për pensione.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, i cili tha se një numër kaq i madh i të plagosurve nga ana e policisë është një gjë jashtëzakonisht e rrallë. Ai gjithashtu bëri të ditur se 291 persona ishin arrestuar gjatë trazirave.Shumica ishin paqësore, por grupet radikale hodhën bomba me benzinë dhe fishekzjarrë. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë. Ministria e Brendshme tha se numri i përgjithshëm i demonstruesve ishte 782.000, duke përfshirë 112.000 protestues në kryeqytetin Paris, por sindikata CGT thotë se shifra është trefish më e madhe. Ngjashëm, skena të dhunshme u panë edhe në Lion dhe Nantes dhe pati raportime se protestuesit e pushtuan përkohësisht një hotel luksoz në qytetin jugor të Marsejës.
