Maqedoni

Parashikimi i motit

02.05.2023 09:03

Moti sot të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat gjatë paradites do të sjellin kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta...

Moti sot të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat gjatë paradites do të sjellin kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta në skajin Juglindor të vendit. Parashikohet që vranësirat të jenë më të dukshme gjatë pjesës së dytë të ditës, ku dhe pritet që të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara shiu në një pjesë të mirë të territorit.
 
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 23°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, kryesisht me vranësira, ndërsa gjatë natës me reshje shiu. Do të fryjë edhe erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 10°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 21°C.