Maqedoni

Xhaferi për marrëveshjen me “Bechtel&Enka”, prezent vetëm deputetët me certifikatë sigurie

02.05.2023 10:47

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot mbajti koordinim të rregullt grupeve parlamentare...

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot mbajti koordinim të rregullt grupeve parlamentare, në të cilin u ftuan koordinatërët e grupeve parlamentare dhe partive politike në Kuvend.

Njëra nga pikat e rendit ditor ishte prezantimi i marrëveshjes për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10-D para deputetëve në Kuvend. Duke marrë parasysh faktin se marrëveshja është e klasifikuar apo vetëm deputetët që janë bartës të certifikatave të sigurisë kanë mundësi të shohin përmbajtjen e saj. Marrëveshja do të shqyrtohet në seancë të komisionit që do të jetë e mbyllur për publikun dhe në të do të marrin pjesë vetëm deputetët që kanë certifikatë sigurie.
 
Qëndrimi i të pranishmëve në koordinim është se duke pasur parasysh atë se nisma është e opozitës , ndërsa opozita nuk merr pjesë në koordinim, opozita të propozojë trup kompetent për shqyrtimin e marrëveshjes të Kryetarit dhe të përcaktojë datë kur të shqyrtohet marrëveshja. Menjëherë pas hapjes së seancës së Komisionit, deputetët do të prononcohen për mbylljen e seancës për publikun.