Maqedoni

Manifestim tradicional në Sllupçan, zona e lirë në Karadakun e pamposhtur

02.05.2023 11:25

Në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës do të mbahet manifestimi tradicional “Zona e lirë në Karadakun e pamposhtur”...

Në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës do të mbahet manifestimi tradicional “Zona e lirë në Karadakun e pamposhtur”. Organizator i këtij manifestimi tradicional është SHVL-Ushtria Çlirimtare Kombëtare, Likovë, Kumanovë.

Në Sllupçan do të ketë mysafirë të shumtë, mes tyre kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti, Fazli Veliu, Hydajet Hyseni, zyrtar i lartë i VV-së, kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, veprimtari i njohur, politikani shumëvjeçar dhe ish i burgosuri politik, kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi, si dhe për herë të parë do të marrë pjesë ansambli shtetëror shqiptar.