Dështojnë Juventusi dhe Atletico Madrid

16.02.2015 17:22

Juventusi nuk ka arritur të arkëtojë pikë të plota në udhëtimin në Cesena, pasi takimi i zhvilluar në stadiumin Dino Manuzzi përfundoi me rezultat 2-2...

Ekipi nikoqir e filloi për mrekulli takimin dhe në minutën e 17-të, Defrel e rrëmbeu topin dhe asistoi te Milan Djuric, i cili shënoi për epërsinë 1-0.

Mirëpo, Bianconerët e morën me qetësi lojën dhe arritën ta përmbysin rezultatin. Fillimisht, Alvaro Morata barazoi me kokë, pas një harkimi fantastik nga Pogba, ndërsa golin e avantazhit e shënoi Claudio Marchisio, i cili reagoi shpejt pas një topi të papastruar mirë nga mbrojtja vendase.

Cesena nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë arriti ta barazojë rezultatin. Harkimi i Renzettit u ul me kokë nga Djuric dhe Franco Brienza shënoi  për rezultatin përfundimtar prej 2-2. Pas këtij rezultati, Juventusi mbetet shtatë pikë përpara, Romës që po ashtu barazoi këtë javë.

Në primeran spanjolle, pas fitores së madhe javën e kaluar në derbin madrilen, Atletico ka pësuar humbje prej 2-0 si mysafir i Celta Vigos.

Të dy golat e vendasve u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht, u akordua penalti në favor të Celtas dhe Nolito ishte i saktë nga njëmbëdhjetëmetërshi, ndërsa goli i dytë erdhi pas një aksioni të organizuar mirë, ndërsa Fabian Orellana ishte konkretizues.

Pas humbjes, Atletico Madridi ka humbur ritmin, me ç`rast mbetet gjashtë pikë prapa Barcelonës dhe shtatë pas liderit, Real Madridit.