Maqedoni
Aktiviteti “Kam qëndrim”, fitues Sh.M. “Rade Jovçevski-Korçagin” - Shkup
02.05.2023 14:30
Fitues i aktivitetit edukativ “Kam qëndrim”, që organizohet për nxënës të shkollave të mesme...

Fitues i aktivitetit edukativ “Kam qëndrim”, që organizohet për nxënës të shkollave të mesme, janë nxënësit e shkollës së mesme “Rade Jovçevski- Korçagin” nga Shkupi. Në aktivitetin final ku fituesit iu nda kupa, u theksua se politika nuk është shumë e preferuar nga të rinjtë, por ajo ndikon në jetën e të rinjve dhe jetën e shoqërisë në përgjithësi.
“Kur kam hyrë në debat me fëmijë të rinj të moshës time, ata vlerësojnë se të rinjtë nuk duhet shumë të merren me politikë, sepse ajo është humbje kohe, se atje ka më shumë dyfytyrësi se sa sinqeritet, por deshëm apo jo, politika e konstrukton jetën tonë, prandaj ne patjetër të marrim pjesë në politikë dhe t’i ndjekim ato procese shoqërore në vendin tonë.”, - thanë nga Sh.M. “Rade Jovçevski-Korçagin” – Shkup.
Debati “Kam qëndrim” realizohet prej disa vitesh në vend, ndërsa marrin pjesë nxënës nga shkollat e mesme nga mbarë vendi, me debate rreth temave aktuale me rëndësi për vendin. Debatet e nxënësve ndiqen edhe nga deputet të Kuvendit Republikan, pasi debati zhvillohet në mënyrë të njëjtë me punimet e Kuvendit.
GYLTENE SINANI
