Maqedoni
IPARD 3, RMV, lider në shfrytëzimin e fondeve të BE-së
02.05.2023 15:17
Ministria e Bujqësisë zyrtarisht shënon hapjen e programit IPARD 3...

Ministria e Bujqësisë zyrtarisht shënon hapjen e programit IPARD 3, fonde këto të Bashkimit Evropian për përkrahjen e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural. Periudha e re e programit IPARD 3, nis me një buxhet 62% më të madh krahasuar me IPARD 2 e që nënkupton 97 milion euro. Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariqiq, thotë se përcaktimi evropian i vendit shton mjetet nga BE për investime, jo vetëm në bujqësi, por edhe në sektorë të tjerë.
“Pa bujqësi konkurruese nuk jemi të gatshëm që të jemi në tregun evropian, andaj bëjmë përpjekje që bujqve t’ua mundësojmë aparaturat e nevojshme me fonde të Bashkimit Evropian për modernizim të prodhimit. Nga BE jemi vlerësuar si lider për shfrytëzim të fondeve IPARD dhe atë kemi shfrytëzuar 98%. Për këtë rezultat të treguar jemi shpërblyer kësaj radhe nga BE me 62 % fonde të pakthyeshme nga IPARD 3 që vlen për periudhë 2021-2027 . 97 milion euro fonde të pakthyeshme për modernizim të sektorit të bujqësisë në RMV. Kjo mundëson eksport më të madh, në tregun evropian dhe bazë më të mirë për të shfrytëzuar fonde nga Bashkimi Evropian.”, - deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.
Ministri i bujqësisë, Nikollovski thotë se një vend i vogël si i yni arriti të luftojë për një pozicion lider në garën me dyfishin e vendeve dhe vendeve anëtare të BE-së.
“Dëshmia është se kemi investime të njëjta nga IPARD 2, aq sa ka dhe Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria bashkë! Ne jemi udhëheqës në tre baza. Kemi shfrytëzimin më të lartë prej 98% të fondeve nga programi IPARD 2 me 2.369 kontrata të lidhura, zero rimbursim në euro për të gjithë periudhën IPARD 2 dhe jemi të parët në rajon që nisim programin IPARD 3. Suksesi i matur me miliona euro të investuara në shtëpi! Suksesi i përkthyer në investime sipas standardeve evropiane për modernizimin e bujqësisë dhe rritjen e zhvillimit rural.”, - theksoi ministri i bujqësisë, Ljupço Nikollovski.
Në fjalën e tij, Nikollovski theksoi se janë realizuar shumë objekte të reja përpunuese, objekte për turizëm rural, ferma, mekanizim bashkëkohor bujqësor, sisteme vaditëse dhe biznese të vogla nga zonat rurale. Nga 2.369 kontrata, 859 janë fermerë të rinj, investimet e të cilëve në bujqësi arrijnë në 9 milionë euro.
GAZMEND REXHEPI
