Botë

Kurti dhe Vuçiq takohen në Bruksel

02.05.2023 15:22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq..

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
 
Borrell, me mbështetjen e përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë një takim të përbashkët me liderët duke filluar nga ora 18:00, derisa bëhet e ditur se takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
 
"Palët pritet të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës, e cila do të pasohet nga prezantimi/diskutimi mbi draft-statutin e parë të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe në Kosovë. Palët do të kenë gjithashtu mundësinë të diskutojnë çështje aktuale me rëndësi politike.", thuhet në njoftimin e BE-së.
 
Sipas kryeministrit, Kurti, përgatitja për negociata është komplekse dhe e thjeshtë. Komplekse, sepse ka një mori informatash dhe detajesh, por e thjeshtë sepse dëshirat e Kosovës janë të qarta, të thjeshta dhe fisnike.