Korridori 8 dhe 10-D, Kuzeska: Korridoret, projekte strategjike

02.05.2023 15:41

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë....

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë edhe një herë ka pohuar se ndërtimi i autostradës 8 dhe 10 është projekt strategjik në interes nacional.

Ky projekt, sipas zëdhënëses së LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, ka filluar ligjërisht të përgatitet para dy viteve dhe tani nga VMRO-DPMNE-ja po bllokohet.

I bënë apel VMRO-DPMNE-së, që të zgjedhin se në cilin komision dëshirojnë të diskutojnë për korridorin 8 dhe 10, e mos të blejnë kohë për gënjeshtra e shpifje.

 “VMRO-DPMNE-ja është simbol për kriminalitet, korrupsion, provizione nga autostradat dhe krime nga projekti “Shkupi 2014”. Ndërtimi i korridorit 8 dhe 10-D, është projekt strategjik, e interesit nacional. Me këto dy korridore po bëhemi udhëkryqi kryesor i Ballkanit, ndërsa ekonomisë së vendit dhe bizneseve po u mundësojmë qasje deri tek portet e ndryshme detare. Edhe pse procedurat gjyqësore për realizimin e këtij projekti po zgjasin tanimë 2 vite, VMRO-DPMNE-ja dhe Hristijan Mickovski që në fillimet e para filluan ta pengojnë këtë projekt strategjik përmes informacioneve të rrejshme, gënjeshtrave e trillimeve.”, - deklaroi  zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

VMRO: Do ta ndërpresim kontratën

Por, me reagim kanë dalë edhe nga VMRO-DPMNE-ja, të cilët e quajtën qesharake krahasimin e autostradës së RMV-së dhe asaj të Serbisë.

“VMRO-DPMNE-ja, si parti që do të formojë qeverinë e ardhshme, ka 2 opsione. Opsioni i parë është ndërprerja e kontratës, dhe opsioni i dytë është ruajtja e sovranitetit, ruajtja e Kushtetutës dhe ligjeve dhe përfundimi i autostradës në kuadër të ligjeve maqedonase dhe procedurave maqedonase.”, - thuhet në kumtesën e VMRO DPMNE-së.

VMRO-DPMNE-ja akoma beson se kjo marrëveshje është shumë e dëmshme për RMV dhe qytetarët e saj, e të gjitha këto çështje do t’i bëjnë publike pasi të kenë qasje në marrëveshjen finale. (Fitim Kryeziu, TVM2)