Kuvendi koordinohet për marrëveshjen “Bechtel&Enka”, dokumenti do t’u prezantohet deputetëve me certifikatë
Marrëveshjet për korridoret 8 dhe 10-D...

Marrëveshjet për korridoret 8 dhe 10-D do t’u prezantohen vetëm deputetëve me certifikatë të sigurisë. Kryeparlamentari Talat Xhaferi, në mbledhjen kordinative, në mungesë të VMRO-DPMNE-në, i ftoi ata të caktojë datë dhe komision kompetent për ta parë marrëveshjen.
Oferta e tillë, për një takim vetëm informativ nga ministrat, u refuzua nga deputetët e VMRO-së. Ata marrëveshjen prej 500 faqeve e duan në duar, për ta shqyrtuar brenda dhjetë ditëve, nga të gjithë deputetët.
Thonë se edhe deputetë të BDI-së që s’kanë certifikatë e kanë parë kontratën gjatë përpilimit të ndryshimeve ligjore.
Milloshovski: Të gjithë deputetët të shqyrtojmë marrëveshjen
“Për të pasur vendime të drejta, të gjithë deputetët duhet plotësisht të jenë të informuar. Mund të caktohet komision, por nëse e njëjta në mënyrë të pjesshme shqyrton një propozim-ligj, i cili ka të bëjë me marrëveshjen të cilën po e fshehin, ju atëherë nuk jeni i informuar sa duhet dhe mund shumë lehtë si deputet të merrni vendim të gabuar. Nëse tetë deputetë të BDI-së kanë mundur që të shohin marrëveshjen, ndërkaq dy prej tyre nuk kanë certifikatë sigurie, e kemi informatë të konfirmuar, atëherë përse 120 deputetët të mos mundet të marrin marrëveshjen dhe marrin vendime të duhura.”, - deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.
Korridori 8 dhe 10-D, pushteti kërkon nga VMRO të ndërpresë gënjeshtrat për projektin
Ka reaguar deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, duke i quajtur gënjeshtra deklarimet e Milloshovskit.
“Ne, një grup deputetësh, kemi dorëzuar një ligj që ndërtimi të zgjasë më shkurt dhe më lirë. Nëse kërkojnë justifikime për të bllokuar ligjet, le të gjejnë një arsye më logjike dhe jo të përdorin gënjeshtra. E kërkuan kontratën, do ta marrin dhe le të vendosin vetë se cilin komision duan ta mbajnë dhe të vendosin vetë se kur do të mbahet.”, - shkruan Ademi në profilin e tij në Facebook.
Edhe grupi parlamentar i LSDM-së ka kërkuar për prononcim sa më të shpejtë të deputetëve të VMRO-së.
“Qëndrimi ynë në kordinim është që deputetët e VMRO-DPMNE-së të vendosin se ku duan, përkatësisht në cilin komision dëshirojnë që të shqyrtojnë Marrëveshjen. Shpresojnë që këtë ta bëjnë sa më shepjtë që të dnërpriten spekulimet për projektin më të madh infrastrukturor për shtetin”, thuhet në komunikatën me shkrim të kordinatorit të LSDM-së Jovan Mitrevski.
Qeveria konsideron se marrëveshja do t’i prezantohet vetëm deputetëve të cilët kanë çertifikatë sigurie. Sipas tyre dokumenti nuk përmban asgjë diskutabile përpos projektimeve për një shpërthim ekonomik me lidhjen infrastrukturore të vendit me mbarë rajonin. (Meral Ismaili, TVM2)
