Lirohen çmimet e karburanteve
02.05.2023 16:22
Nga mesnata bie për dy denarë, çmimi i dizelit me pakicë....

Nga mesnata bie për dy denarë, çmimi i dizelit me pakicë, ndërsa ai i benzinës për 1 përkatësisht 1.5 denarë.
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka publikuar sot çmimet e derivateve të naftës, ku bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.34%.
Respektivisht, çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT ulet për 2.00 den/l, përkatësisht do të shitet për 69 denarë; çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1.00 den/l dhe do të shitet për 80 denarë, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 1,50 den/l dhe do të shitet për 82 denarë për litër.
