Maqedoni
Kovaçevski në Uashington, 30 vjet nga anëtarësimi në OKB
02.05.2023 16:44
Kryeministri Dimitar Kovaçevski është për vizitë pune në ShBA...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski është për vizitë pune në ShBA, ndërsa bashkë me kryeministrin është edhe ministri i punëve të jasthme, Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska.
Nesër Kovaçevski do të mbajë fjalim në mbledhjen e hapur të Këshillit për Siguri, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, në kuadër të programit për shënimin e 30-vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara, kryeministri Kovacevski do të takohet me përfaqësues të lartë të UNICEF-it dhe UNDP-së dhe do të trajtojë pritjen në OKB të organizuar me rastin e 30 viteve nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Në kuadër të programit për shënimin e 30 vjetorit, kryeministri Kovaçevski do të marrë pjesë në panelin kushtuar diplomacisë parandaluese, ndërmjetësimit dhe politikës së miqësisë në selinë e OKB-së. Në të njëjtën kohë, kryeministri Kovaçevski do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në manifestimin e organizuar me rastin e festës së gjuhës maqedonase.
