Botë

“Ofensiva e pranverës”, Danimarka dërgon pajisje ushtarake në Kiev

02.05.2023 18:27

Danimarka po i jep Ukrainës një paketë pajisjesh ushtarake...

Danimarka po i jep Ukrainës një paketë pajisjesh ushtarake, përderisa Kievi po përgatit një ofensivë për të rimarrë tokën e pushtuar nga Rusia.
 
Paketa, me vlerë 1.7 miliardë korona daneze ose 250 milionë dollarë, përfshinë automjete të çmimit, municione dhe para për prokurimin e pajisjeve të mbrojtjes ajrore, sipas Ministrisë Daneze të Mbrojtjes.
 
Paketa synon të forcojë aftësinë e Ukrainës për të kryer një ofensivë në muajt e ardhshëm, tha ministria në deklaratën e saj. Kjo është paketa më e madhe që i është dhënë Ukrainës nga një anëtar skandinav i BE-së që nga fillimi i luftës.