Futboll femra, Maqedonia në Ligën e Kombeve ndaj Kosovës
Perfaqesuesja e Maqedonisë për femra në futboll....

Perfaqesuesja e Maqedonisë për femra në futboll i mësoi kundërshtaret për edicionin debutues të Ligës së Kombeve në konkurrencën e femrave, pas shortit që u organizua sot nga UEFA.
“Verdhekuqet” fituan një grup më ekipe fqinje, pasi u gjendën në shoqërinë e seleksioneve të Kosovës dhe Bullgarisë, me të cilët do të luftojnë për vendin e parë në grup.
Maqedonia është pjesë e grupit C dhe do të jetë pjesë e grupit të vetëm të përbërë nga vetëm tre reprezentacione, ndaj përmes katër ndeshjeve me Bullgarinë dhe Kosovën (dy me të gjithë rivalët) do të përpiqet të sigurojë një vend në Ligën e Kombeve B në edicionin e ardhshëm.
Nga ana tjetër, Shqipëria, në grupin B1 është shortuar bashkë me kombëtaret e Republikës së Irlandës, Irlandën e Veriut dhe Hungarinë.
Sipas kalendarit të UEFA-s, ndeshjet e kësaj faze eliminatore do të nisin në muajin shtator, ndërsa faza e parë e Ligës së Kombeve për femra pritet të mbyllet në dhjetor të vitit 2023.
