Rama–Mustafa, prezantuan pikën e re doganore të Vërmicës
Dy shtete, një hapësirë. Me këtë slogan, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologu i tij i Kosovës, Isa Mustafa, e kanë prezantuar pikën e re të përbashkët doganore me Kosovën, “Pikën e Vërmicës”...

Dy kryeministrat e cilësuan këtë projekt si mbajtje të premtimeve të dhëna gjatë mbledhjes së parë të qeverisë Tiranë-Prishtinë, duke deklaruar se zbatimi i tij do të ketë mjaft lehtësi në fushën ekonomike.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Rama e Mustafa paralajmëruan mbledhjen e dytë të përbashkët të dy qeverive.
Me doganën e Vërmicës shkurtohen pengesat dhe burokracitë e kalimit kufitar mes dy vendeve në një proces që do të zgjasë 5 minuta dhe jo më 2 ditë, siç ishte.
Shefi i qeverisë po ashtu bëri të ditur se Durrësi do të jetë kontrolli i vetëm që do të kryhet për kalimin në Kosovë, ndërsa gjatë verës, në Morinë për këdo që do të hyjë në Shqipëri kontrollet do të jenë minimale. (Luljeta Ndoka, TVM2)
