Maqedoni

Osmani për vizitë në ShBA, prezanton prioritetet e kryesimit me OSBE-në

03.05.2023 10:25

Ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të marrë pjesë në Nju Jork për shënimin e 30 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë OSBE-OKB...

Ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të marrë pjesë në Nju Jork për shënimin e 30 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë OSBE-OKB. Osmani do të drejtohet para Këshillit, me ç’rast do t’i prezantojë aktivitetet dhe prioritetet e Programit për Kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në. 

Osmani do t’i referohet edhe bashkëpunimit dhe partneritetit të OSBE-së me OKB-në dhe qëllimeve të përbashkëta për forcimin e sigurisë gjithëpërfshirëse në rajonin e OSBE-së, veçanërisht në fushat e parandalimit të konflikteve dhe menaxhimit të krizave. Osmani, po ashtu, do të ketë takim pune edhe me ministrin e punëve të jashtme të Zvicrës, Ignacio Kasis. 
 
Në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, ministri Osmani do të ketë takim edhe me Shefat e Misioneve të Përhershme të vendeve anëtare të BE-së. Vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Osmani do ta vazhdojë në Uashington, si pjesë e delegacionit qeveritar, të cilin do ta udhëheqë kryeministri i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski.