Maqedoni
Seancë konstituive e grupit të punës, temë kyçe, reformat në legjislacionin zgjedhor
03.05.2023 10:42
Në klubin e deputetëve do të mbahet seanca konstituive e grupit të punës për reformat në legjislacionin zgjedhor...

Në klubin e deputetëve do të mbahet seanca konstituive e grupit të punës për reformat në legjislacionin zgjedhor. Ky grup pune do të duhet të zbatojë rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe të propozojë një Kod të ri Zgjedhor.
Dy partitë më të mëdha parlamentare, LSDM dhe OBRM-PDUKM, përsëritën mbështetjen e tyre për model me një njësi zgjedhore. Megjithatë, OBRM-PDUKM nuk do të marrë pjesë në grupin e punës.
