Botë
Kurti, draft-statusi i ekipit menaxhues, i papranueshëm
03.05.2023 12:20
Kosova dhe Serbia nuk janë pajtuar dje për draftin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe....

Kosova dhe Serbia nuk janë pajtuar dje për draftin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ish-ekipi menaxhues ka prezantuar të martën në Bruksel versionin e tij, ndonëse nuk është bërë i ditur për publikun në Kosovë, ky version nuk është pranuar nga shteti i Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se versioni i publikuar nga ekipi menaxhues dëshmon dëshirën për “Republika Sërpska” në Kosovë.
“Draft-statuti i prezantuar sonte nga ekipi menaxhues, është rezultat i dëshirës për Republika Sërpska në Kosovë. Qartazi ekziston kjo dëshirë, ndërkohë që vizioni që propozova unë është i frymëzuar nga një marrëveshje që ka bërë vetë Serbia. Është marrëveshja e Serbisë me Kroacinë, ku parashikohen të drejtat e pakicave serbe në Kroaci”, tha Kurti.
